
Analistja Anduena Llabani foli në MCN Live lidhur me koncesionet në shëndetësi, ku pas hetimeve të SPAK-ut çështja do të shkojë në gjykatë.
Duke folur mbi sterilizimin, Llabani tha se pritet që një ish-ministër të jetë në akuzë. Po ashtu ajo tha se zyrtarë të lartë janë nën akuzë për çështjen e check up-it.
Edhe pse me arrestimet e fundit patëm një tablo, një shije të mirë që po lëviz SPAK-u, sigurisht ka çështje të tjera që vlojnë në SPAK. Është çështja që lidhet me sterilizimin e aparateve, laboratarët që janë ngritur dhe s’kanë funksionuar kurrë. Çështja do shkojë në gjykatë. Presim surpriza në marrjen të pandehur të ish-zyrtarëve të lartë që kanë përcaktuar edhe kompanitë fituese në tendera. Beqaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk kemi parë një përcaktim nëse ai do të jetë i pandehur. Duket se SPAK-u edhe në këtë rast do bëjë atë 360 gradësh-in…
Është një listë e gjatë personash që janë në varësi të ministrit. Kështu që do ketë nga lart deri te pjesa fundore e ministrisë. Ka informacione që do kemi ish-ministër të vënë në akuzë për këtë çështje. Do të ketë zyrtarë të lartë të vënë në akuzë edhe për çështjen e check up-it”.



