Dosja e uniformave blu në Gjykatën e Lartë/ Kara: Korrupsion! Gjyqtarët u tërhoqën nga presioni (VIDEO)

Dosja e uniformave blu në Gjykatën e Lartë/ Kara: Korrupsion! Gjyqtarët u tërhoqën nga presioni (VIDEO)

Çështja e tenderit të uniformave blu po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, ndërsa gjyqi është shtyrë për në fund të muajit maj.

 

Ndërkohë që trupa gjykuese është tërhequr nga shqyrtimi i çështjes, pa u bërë ende publike arsyet e këtij vendimi.

 

Avokati Romeo Kara tha për “MCN Live” se gjithçka ka të bëjë me korrupsion dhe shkelje të garës në tendera.

 

Ai shtoi se gjyqtarët e tërhequr kanë qenë nën presion dhe për këtë arsye janë tërhequr.

 

Janë tërhequr gjyqtarët për çështjen që është nga viti 2023, pse janë tërhequr kaq vonë? Mua më lë të besoj se kanë presion. Se ne kemi raste që policia ka arrestuar dhe prokurorë dhe gjyqtarë. 

 

A u larguan se ka konflikt interesi se e kuptuan me vonesë, apo për shkaqe të tjera? Ka vjedhje nëpërmjet shkeljes së barazisë në tendera. Ata që kanë pasur çmim më të ulët janë skualifikuar. Këtu ka vend për hetim dhe për tu thelluar më tepër. 

 

I bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të hetojë se çfarë ka ndodhur. Drejtësia duhet të jetë kusht i panegociueshëm. 

 

Nuk mund të favorizohet krimineli në kurriz të popullit. Është e papranueshme braktisja e detyrës nga gjykata. 

 

Kemi dëm ekonomik, ato me çmime më të lira janë skualifikuar, janë bërë specifikime që të shkohet te një operator, është formal tenderi dhe na çojnë në dënime qesharake ku pjesa më e madhe dhanë dorëheqjen. 

 

Me një tender të tillë, disa prej tyre kanë siguruar jetën. Duhet tu zerohet pasuria personave të përfshirë në afera korruptive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy