Në kërkim për plagosje të rëndë në Itali, kapet në Kavajë për t’u ekstraduar

Në kërkim për plagosje të rëndë në Itali, kapet në Kavajë për t’u ekstraduar

Kapet në Kavajë një 25-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane, i akuzuar si bashkautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri, të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane, për krime kundër personit, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Parma”.

Në kuadër të këtij operacioni, Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin R. D., 25 vjeç, banues në Kavajë.

 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi R. D., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L. V.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy