
Një lokal në Borsh është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Sipas policisë, si pasojë e flakëve janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa nga hetimet paraprake zjarri dyshohet të jetë aksidental.
“Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



