Vihet nën kontroll gjatë natës zjarri në pikën turistike të Thethit

Vihet nën kontroll gjatë natës zjarri në pikën turistike të Thethit

Zjarri në pikën turistike të Thethit është nën kontroll.

Në shuarjen e flakëve janë angazhuar vullnetarë të ndryshëm e nga ana tjetër zjarrfikësit kanë qenë në gatishmëri të plotë deri në orët e vona të mbrëmjes të së premtes ku është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit.

Në këtë aksion kanë qenë në dispozicion katër zjarrfikës dhe një automjet me 8 ton ujë.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Shkodër bëhet e ditur se janë tre vatra zjarrit aktive ku dy nga këto që ndodhen ne fshatrat Kaprre dhe Theth te NjA Shalë, pjesë e Zonave te Mbrojtura të cilat janë nën monitorim nga punonjësit e ADZM si banorë të fshatrave përkatëse. Vatra ne Kaprre është e izoluar dhe po mbahet nën kontroll. Vatra e zjarrit në Theth është drejt rënies deri tani edhe atje po punohet për izolimin e saj. Vatra tjetër e zjarrit ndodhet në fshatin Gjuraj NjA Pult në terren shkëmbor gjë që e bën te pa mundur ndërhyrjen me forca për shuarjen e tij. situatave gjate ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy