
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Shkodër. Një automjet tip fuoristradë që drejtohej nga një shtetas çek ka dalë nga rruga.
Mësohet se në automjet ndodhej edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht asnjëri prej familjarëve nuk ka pësuar dëmtime.
NJOFTIM
Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga. Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe. Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë. Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.



