Vazhdon sot gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi

Vazhdon sot gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi

Në Hagë sot pritet të mbahet seanca e radhës ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca do të fillojë në ora 09:00, ndërsa seancë do të ketë edhe më 23 dhe 24 maj.

Gjithashtu, seancat e fundit për këtë muaj do të mbahen me 30 dhe 31 maj duke e çuar në 10 numrin e seancave këtë muaj.

Ajo që dihet nga dëshmitë e dëshmitarëve, janë numrat rendorë të cilët tregohen në fillim të seancës dhe pak gjëra, të cilat i prezanton gjyqtari me të nisur procesi. Trupi gjykues është shprehur i shqetësuar se thuajse të gjitha provat janë dëgjuar në seanca private.

Charles Smith, kryetari i trupit gjykues, në seancën e fundit ka kërkuar nga palët që deri më 31 maj të gjejnë një zgjidhje që gjykimi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së të jetë më i hapur për publikun.

Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka nisur më 3 prill.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy