Pasi gjobitet nga policia, shoferi me dy pasagjerët rrahin efektivin në Bulqizë

Pasi gjobitet nga policia, shoferi me dy pasagjerët rrahin efektivin në Bulqizë

Një punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Bulqizës është dhunuar nga tre persona, pasi ka gjobitur një makinë që ishte parkuar në mes të Pedonales në Dibër.

 Policia bën me dije se shoferi i mjetit, së bashku me dy pasagjerët e tjerë teksa kanë kundërshtuar gjobën kanë rrahur policin, i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.

Të njëjtët, më pas janë arrestuar nga Policia, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik.

 Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe “Prishja e qetësisë publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy