Mbetjet në nisje të sezonit turistik/ Garo: Pirgjet me mbeturinat më të dukshme në Shkozet, Ishëm dhe lagjen nr. 13 (VIDEO)

Mbetjet në nisje të sezonit turistik/ Garo: Pirgjet me mbeturinat më të dukshme në Shkozet, Ishëm dhe lagjen nr. 13 (VIDEO)

Në prag të sezonit turistik, mungesa e menaxhimit të duhur të mbeturinave urbane në Shqipëri vazhdon të jetë një problem shqetësues, me ndikim të drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit, shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit.

Drupal Ad

Korrespondentja e MCN Live nga Durrësi, Ervina Garo, ka bërë një vëzhgim në disa nga zonat më problematike të qytetit, ku situata paraqitet ende e rënduar.

Ajo thekson se, ndonëse në tërësi gjendja duket nën kontroll, disa lagje përballen ende me pirgje të mbetjeve të hedhura pa kriter, që nuk janë menaxhuar nga autoritetet vendore.

Afrimi i sezonit turistik rikthen në vëmendje gjithë problematiken e menaxhimit të mbetjeve.

Nga një monitorim që kemi bërë në të gjitha pikat e qytetit, ka rezultuar që situata në përgjithësi është në kontroll, megjithatë ka lagje te veçanta që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë problematika.

Zonat më problematike aktualisht janë lagjja nr. 14, e njohur si zona e Shkozetit, dhe lagjja nr. 13, një ndër zonat kryesore turistike. Në këto zona nuk bëhet fjalë për mbetje që i merr era apo që shpërndahen në rrugë, por për grumbullime të qëllimshme të mbetjeve nga pushues apo biznese.

Një tjetër zonë që përballet me ndotje serioze është fshati Ishëm, që përmendet shpesh si një ndër pikat më të ndotura në qarkun e Durrësit. Lumi i Ishmit rezulton të jetë ndër më të ndoturit në rajon, me mbetje të grumbulluara në brigje dhe në shtratin e tij.

Në Shkozet, situata është veçanërisht alarmante në kanalin e ujërave të larta, ku pirgjet me mbeturina kanë bllokuar qarkullimin e ujit dhe përbëjnë rrezik real për përmbytje dhe përhapje epidemish.

Megjithëse autoritetet vendore pretendojnë se kanë ndërmarrë aksione pastrimi, në terren situata tregon të kundërtën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy