
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një makine.
Rreth orës 13:00, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



