Dyrnjaja: Biznesmeni u plagos në një nga lokalet e Tiranës, u fsheh edhe një tjetër ngjarje (VIDEO)

Dyrnjaja: Biznesmeni u plagos në një nga lokalet e Tiranës, u fsheh edhe një tjetër ngjarje (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja deklaron se shumë ngjarje dhe plagosje që implikojnë personazhe të rëndësishëm në vend, fshihen nga policia.

Duke folur për “MCN Live”, ai përmendi emra personazhesh të cilët dyshohet se janë plagosur.

Samir Mane dyshohet se është plagosur në një nga lokalet e Tiranës, ngjarja është fshehur dhe e gjithë bota mediatike e fsheh këtë. Policia nuk bëri vetë reagim, as edhe zoti Mane.

Fakti që mbahet në heshtje i jep më shumë zë që ngjarja ka ndodhur. Ka ndodhur dhe është fshehur, shumë ngjarje fshihen. U zhduk aksidenti me djalin e biznesmenit Samir Mane.

Ka fjalë se një plagosje tjetër ka ndodhur me një personazh të Partisë Socialiste, shumë afër Kryeministrit. Nga burime policore është konfirmuar.

Policia e ka fshehur, nuk ekspozon ngjarjen. Nuk raportohet si ngjarje fare, sikur nuk ekziston si ngjarje. Këto janë gjëra të rënda.

Edhe gjobat, pse fshihen gjobat? Ka rënë shteti, po flasim për ngjarje të rënda që kanë të bëjnë me rrezikshmëri shoqërore, nuk po flasim për vjedhje.

Po të flasim për vjedhje shtëpish qindra mijëra euro dhe nuk raportohen, kjo është histori tjetër se i bie të deklarosh ku i gjete paratë.

Mbyll gojën, lëre 500 mijë euroshin të ikë dhe qep gojën.

Këto ndodhin në mënyrë permanente. Skifterët bëjnë qejf me këtë pjesë.

Kryesisht këta janë njerëz që kanë pushtet, ose biznesmenë të fuqishëm, ose oligarkë, që i kanë të padeklaruara dhe të pajustifikuara këto para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy