Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit/ Pula: Janë lëshuar 9 urdhërarreste, i përfshirë vëllai i deputetit socialist, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj (VIDEO)

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit/ Pula: Janë lëshuar 9 urdhërarreste, i përfshirë vëllai i deputetit socialist, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se SPAK ka lëshuar 9 urdhërarreste në kuadër të operacionit për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. 

 

Pula bën me dije se veç vëllait të deputetit socialist Kume është arrestuar dhe vëllai i Rrumit të Shijakut dhe po ashtu janë lëshuar urdhër arreste për pjesëtarë të grupit Avdylaj. 

 

Përmes burimeve mësohet se janë lëshuar 9 urdhërarreste. Mes tyre vëllai i deputeti socialist, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe persona të tjerë. Ka dhe urdhër arreste për grupin Avdylaj në zonën e Shijakut. Ka pasur informacione nëse mund të ndodheshin në atë zonë dhe ndaj është kryer përgjatë natës ky aksion.  

Një pjesë e këtyre personave rezultojnë dhe në dosje të tjera penale. Rrumi i Shijakut ka qenë i përfshirë për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, janë mijëra metra katrorë. Bandat në zonë e Durrësit janë munduar përmes bandave të tjetërsojnë mijëra metra hektarë. Rrumi i Shijakut është personazh kryesor në këtë histori. 

Po në këtë histori janë dhe personazhe nga grupi Avdylaj. 

 

Me sa kemi parë, fakti që janë në të njëjtin qytetet, është i njëjti operacion, ka gjasa që të jenë për të njëjtat krime që mund të kenë bashkëpunuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy