Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, intervistën e kreut të SPAK Altin Dumani, dhënë për një media italiane ku ka shpjeguar edhe mënyrën sesi funksionojnë grupet kriminale në Itali dhe përfshirjen e elementëve shqiptar, e sheh të përqendruar në veprimtarinë e shtetasve shqiptarë që veprojnë në Europë dhe vende të ndryshme të botës.
Ai sqaroi në MCN Live, se Kodi Penal shqiptar nuk e njeh organizatën mafioze si një strukturë të krimit, pasi nuk njihet nga pikëpamja ligjore.
Sipas tij, se si organizohen dhe funksionojnë shtetasit shqiptar për trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, apo veprave penale që kryhen në kuadër të një organizate kriminale, duhet parë roli i bashkëpunimit.
Se shpesh ne nuk e dimë se gjithë shtetasit shqiptar që veprojnë a funksionojnë në bazë të traditës, kodeve zakonore, apo kodeve të mafias të cilat duhen përshtatur për shkak të bashkëpunimit.
Organet ligjzbatuese duhet të kenë kontroll të brendshëm duke qenë se krimi i organizuar ka synim të marrë revansh ndaj organeve ligjzbatuese, ndaj organet ligjzbatuese duhet të vetëmbrohen.
Lufta e krimit është që të kenë sa më shumë të rekrutuar nga organet ligjzbatuese.
Fakti që krimi i organizuar me shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë do sjellë probleme shumë të mëdha për mënyrën se si do të pastrohen produktet e veprave të tyre.
Fokusi në bashkëpunim ndërkombëtar për hetime të përbashkëta por edhe në efikasitetin e pastrimit të produkteve të krimeve.
Në rast se gjithë këto para do pastrohen në Republikën e Shqipërisë, do jenë problem për destabilizim jo vetëm ekonomik, por edhe për sigurinë dhe rrezik shumë i madh.
Sfida e SPAK është bashkëpunimi me strukturat paralele për individët me rekorde kriminale.
Sot ka pastrim parash nga mëngjesi deri në darkë, me ndërtimin, Bitcoin, struktura të tjera, që janë parajsë për pastrimin e parave.
Pastrimi i parave jo vetëm prish ekonominë e tregut por krijon problem të madh për funksionimin e tregut.



