Goditën 38-vjeçarin me sende të forta/ Shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar në Tiranë

Goditën 38-vjeçarin me sende të forta/ Shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç.

Të njëjtët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy