Vetura e ministres godet 9-vjeçarin/ Hajdari: Nuk e godita unë, por fëmija u përplas për makinën time

Vetura e ministres godet 9-vjeçarin/ Hajdari: Nuk e godita unë, por fëmija u përplas për makinën time

Pas raportimeve se vetura e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur një të mitur, ka reaguar kjo e fundit.

Ajo që u raportua në media se ministrja Hajdari ka goditur me veturë një fëmijë 9 vjeç, ajo e deklaroi në versionin e saj duke shkruar se në fakt situata qëndron përkundrazi: “ai u përplas me veturën time”.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time.

Policia nga ana tjetër shkruan se në fakt ministrja nuk ka qenë duke e përfillur shpejtësinë e përshtatshme të ngasjes së makinës.

“Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, shkruan raporti i Policisë, gjë që në fakt përgënjeshtron shpjegimin edhe kontraverz edhe jo-objektiv të ministres.

Hajdari thotë se me shqetësim ka reaguar dhe i ka ofruar ndihmë fëmiut të cilën e ka goditur, apo, siç thotë ajo, është goditur nga ai, dhe ka lajmëruar policinë që janë marrë me rastin.

Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, përfundoi shpjegimin ministrja.

I menjëhershëm qe reagimi i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i cili e quajti të turpshme fshehjen e këtij aksidenti nga qeveria dhe ministrja.

“A jeni në tokë të bukës, hej?! Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre”, shkroi Mustafa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy