Baste ilegale sportive/ Arrestohen katër persona në Tiranë, procedohet penalisht një i mitur

Baste ilegale sportive/ Arrestohen katër persona në Tiranë, procedohet penalisht një i mitur

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Turbulencë".

 Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.     

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, shuma të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy