Reagimi i Von der Leyen kur sheh trupat e pajetë në Bucha: Krim lufte

Reagimi i Von der Leyen kur sheh trupat e pajetë në Bucha: Krim lufte

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është ndier e tronditur në momentin kur ka parë kufomat në tokë të të vrarëve në Bucha, raporton theGuardian.

Von der Leyen e cila gjatë ditës së premte ka qëndruar në Ukrainë, bashkë me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ka vizituar bashkë me zyrtarë ukrainas Buchan, ku edhe është ballafaquar me pasojat e luftës atje.

Von der Leyen dhe Borrell janë takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, derisa në një konferencë për media pas takimit, ajo ka pyetur se si mund të jenë krimet ndryshe, duke aluduar në masakrën e Buchas.

Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte, por unë jam një mjeke me trajnim dhe avokatët duhet të hetojnë me kujdes. Pashë fotot që më tregoi kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, teksa vriten njerëzit duke kaluar.

Ne gjithashtu mund të shihnim me sytë tanë se shkatërrimi në qytet është në shënjestër të jetës së civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak, u ka thënë gazetarëve von der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy