Dosja e trafikut të drogës, çështja e Bektash Zenelit kalon në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Dosja e trafikut të drogës, çështja e Bektash Zenelit kalon në Gjykatën e Lartë (VIDEO)

Çështja penale ndaj Bektash Zenelit ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, pas rekursit të paraqitur nga i pandehuri kundër vendimeve të mëparshme të dhëna nga gjykatat e posaçme.

 

Gazetari Besmir Pula raportoi për “MCN Live” se Zeneli është përfshirë në një nga dosjet që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal që operonte mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

 

Hetimet për këtë çështje u zhvilluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Limit”, i cili çoi në arrestimin dhe ndjekjen penale të disa personave të dyshuar për trafik droge.

 

Në shkallët e mëparshme të gjykimit, disa prej të pandehurve, përfshirë edhe Zenelin, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vite burgimi për veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

 

Pas vendimeve të dhëna nga gjykatat e posaçme, pala mbrojtëse paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar rishqyrtimin e çështjes dhe ndryshimin e vendimit. 

 

Dosja tashmë është marrë në shqyrtim nga kjo gjykatë, e cila do të vendosë mbi vlefshmërinë e pretendimeve të paraqitura në rekurs.

 

Vendimi i Gjykatës së Lartë pritet të përcaktojë nëse do të lihet në fuqi vendimi i dhënë nga shkallët më të ulëta të gjykimit apo nëse çështja do të rikthehet për rishqyrtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy