Sekustrohet municion luftarak dhe kanabis/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Sekustrohet municion luftarak dhe kanabis/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve të fundit ka finalizuar dy operacione policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”, që çoi në arrestimin e dy të rinjve.

Gjatë operacionit policor të koduar "Zastava" u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. U vu në pranga një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim.

Gjatë operacionit policor të koduar "Dealer 3" u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, u vu në pranga 24-vjeçari që i posendonte, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit policor të koduar "Zastava", u arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t'i blinte një automjet.

Gjatë operacionit policor të koduar "Dealer 3", u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën "Zef Jubani", kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën "Zef Jubani".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy