
Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Vlorës.
Një makinë BMW X5 ka humbur kontrollin dhe ka goditur pjesën e jashtme të një marketi.
Nga përplasja, për pasojë është lënduar një grua 37-vjeçare, e cila po blinte ushqime në dyqan.
Mësohet se drejtuesi i BMW X5 që humbi kontrollin dhe u fut në market ishte një 16-vjeçar që sapo e kishte marrë pa lejen e prindërve mjetin fuoristradë.
Gruaja e plagosur është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.



