Maqedonia regjistron 4 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19

Maqedonia regjistron 4 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19

Katër pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ata kanë qenë të shtruar në spitalin “8 shatori” ishin të moshave 51, 56, 58 dhe 67 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 954 teste të bëra.

Në Shkup janë regjistruar 64 raste të reja, në Tetovë 14, në Ohër 7, nga 5 në Strugë, Kërçovë dhe Resnjë, nga 4 të infektuar në Kumanovë dhe Dibër, 3 në Manastir, nga dy raste të reja në Shtip, Prilep, Gostivar dhe Shën Nikollë dhe një rast i ri në Makedonski Brod.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 123 pacientë të shëruar. 92 nga Kumanova, 17 nga Shkupi, 5 nga Resnja, 4 nga Tetova, 2 nga Shtipi dhe nga një i shëruar në Prile, Veles dhe Kërçovë.

Numri total i rasteve aktive në Maqedoni është 3550 të infektuar. Që nga fillimi i epidemisë janë prekur 6454 persona, prej të cilëve 2598 janë shëruar ndërsa 306 kanë ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy