Plagoset me armë një person në Vlorë, autori djeg makinën në Selenicë

Plagoset me armë një person në Vlorë, autori djeg makinën në Selenicë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas uniformave blu, shtetasi Marion Mitro, banues në Vlorë është paraqitur në spital me një plagë në trup të shkaktuar nga arma e zjarrit

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia bën të ditur se në aksin rrugor Vlorë-Selenicë është gjetur një makinë e përfshirë nga flakën, e cila dyshohet se i përket autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy