Qyteti i Lezhës është tronditur mbrëmë nga një shpërthim tritoli. Sipas policisë, lënda plasëse i është vendosur një objekti në ndërtim në zonën e Shëngjinit që është në pronësi të një shtetasi nga Tirana.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



