Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork

Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork

Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në pamundësi për të kremtuar së bashku ceremoninë e inaugurimit të rrugës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në lagjen Bronx të Nju Jorkut, kryeministri Albin Kurti, ua ka dërguar një letër urimi organizatorëve të ngjarjes, të cilët i përgëzon  për punën e bërë për emërtimin e rrugës me emrin e heroit kombëtar.

Kurti në letrën e tij ka thënë se mërgata shqiptare në SHBA jeton në komunitet dhe kërkon të lërë gjurmët e saj në topografinë urbane të Nju Jorkut, andaj për të kujtuar identitetin shqiptar kërkon vendosjen e Skënderbeut dhe Fan Nolit si emra të rrugëve në Nju Jork.

Ndryshe, rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është inauguruar në Crescent Ave dhe Arthur Ave në Bronx.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Poashtu në përurim ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.  

Ai tha se shqiptarët janë komunitet i madh në New York, të cilët e gjallërojnë qytetin. E po ashtu edhe biznesmenë të suksesshëm.

Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së pare, që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Shqiptarët atje kanë organizuar një tubim me muzikë shqipe e flamuj për nder të kësaj ngjarjeje të dielën, derisa në mediat online janë publikuar pamje.

Disa në ditë më parë në Bronx ishte përuruar një rrugë tjetër me emër të një figure shqiptare, rruga “Fan Noli”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy