4 të vdekur dhe 157 raste të reja me koronavirus në Serbi

4 të vdekur dhe 157 raste të reja me koronavirus në Serbi

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), kurse katër të tjerë kanë vdekur nga virusi.

”Në 24 orët e fundit janë testuar 5 086 persona”, deklaroi zëvendësdrejtoresha e klinikës infektive Ivana Milosheviç, e cila theksoi se janë të infektuar 3 për qind e tyre.

Aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2 286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Serbi janë konfirmuar 9 326 raste, me 189 të vdekur dhe 1 426 të shëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy