Kukës/ Goditi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 34-vjeçari

Kukës/ Goditi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 34-vjeçari

Një i ri nga Kukësi është arrestuar nga policia apasi gjatë një konflikti të castit me kushëririn e tij e ka goditur këtë të fundit me sfurk duke i shkaktuar lëndime.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi R.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy