Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrilë.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë-Kryqëzimi i Rrilës, ku automjeti me drejtues Marko Pershqefa, 23 vjeç, banues në Lezhë, u përplas me motomjetin me drejtues Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Paulin Marku, ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Marko Pershqefa, është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



