22 persona, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar janë plagosur gjatë një sulmi me raketa që ndodhi gjatë natës në rajonin Ternopil të Ukrainës perëndimore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Volodymyr Trush, kreu i administratës shtetërore rajonale, në një konferencë.
Dje në orën 21:46 është kryer një sulm me raketa në rajonin e Ternopilit, pikërisht në qytetin Chortkiv.
Një pjesë e strukturës ushtarake është shkatërruar, katër ndërtesa civile pesëkatëshe janë dëmtuar.
22 të plagosurit janë të gjithë të shtruar në spital.



