Zjarr në një banesë në Tiranë, lëndohet 8-vjeçarja

Zjarr në një banesë në Tiranë, lëndohet 8-vjeçarja

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premte në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një vajzë e mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ku raportohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B.

Si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy