Adhuron Bin Ladenin, por gjykata italiane liron Gafur Dibranin

Adhuron Bin Ladenin, por gjykata italiane liron Gafur Dibranin

Gjykata e Breshias në Itali ka liruar kosovarin Gafur Dibrani, 24-vjeçari i arrestuar dy javë më parë në Fiesse, me akuzën e përhapjes së propagandës xhihadiste.   

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Dibranit. Ai është arrestuar më 3 nëntor ndërsa pritej të nisej për në Gjermani së bashku me familjen.

Dibrani kishte postuar në profilin e tij foto të Osama bin Ladenit, por edhe foto të Adem Jasharit dhe UÇK-së. Në profilin e tij janë shpërndarë edhe foto të Emir Khattab, një prej krerëve të terrorizmit në vitet 1996-2002 dhe të Rexhep Memishit, predikues radikal në MAqedoni, aktualisht i dënuar me 7 vjet burg për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Hetimet zbuluan se Dibrani ishte në kontakt me Resim Kastratin, 23-vjeçari i dëbuar nga Italia në 2-15 dhe më vonë edhe nga Gjermania me akuzën e mbështetjes së idologjisë islamike.

Dibrani i ka thënë trupit gjykues se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe ishte kundër terrorizmit të Shtetit Islamik.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy