Të shtëna me armë në Drimadhes, shpallet në kërkim një person

Të shtëna me armë në Drimadhes, shpallet në kërkim një person

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në plazhin e Drimadhes në jug të vendit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas një konflikti të çastit shtetasi H. F., 28 vjeç, ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.

Policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy