2 persona kanë humbur jetë pasi mjeti zetor me të cilin lëviznin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe.
Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij.
Njoftimi: Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin Ismail Ismaili, rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gjin Muhaj, rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



