Ishte denoncuar si i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Gramsh, dyshohet se u mbyt në lumë

Ishte denoncuar si i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Gramsh, dyshohet se u mbyt në lumë

Është gjetur i pajetë trupi i një 75-vjeçari me iniciale Q.Z në qytetin e Gramshit i cili ishte denoncuar si i zhdukur nga djali i tij dy ditë më parë. Dyshohet se i moshuari është mbytur në lumë, ndërkohë që nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në njoftimin e policisë thuhet: Gramsh/ Informacion paraprak Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë. Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy