Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30, ku policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i plagosur me thikë.

Burime policore bëjnë me dije se 19-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy