Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, shpallet në kërkim i riu nga Kosova

Transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, shpallet në kërkim i riu nga Kosova

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një shtetas nga Kosova pasi po transportonte katër emigrant të paligjshëm me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Konkretisht shtetasi P. G., 22 vjeç, banues në Kosovë, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë.

Në këtë mjet ishin pasagjerë katër emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Atyre iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”. Ky mjet rezultonte i marrë me qira në Kosovë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht katër emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy