Krimet e janarit nga Shkodra në Vlorë e Tiranë/ Ekzekutime e atentate mafioze me kallash e silenciator 

Krimet e janarit nga Shkodra në Vlorë e Tiranë/ Ekzekutime e atentate mafioze me kallash e silenciator 

Duke nisur nga data katër janar deri këtë të premte në vend janë shënuar 5 viktima. Motivet e krimit janë nga hakmarrja e deri tek morali e grabitja e parave. Hetuesit kanë mundur të zbardhin dy nga 5 vrasjet të cilat nisën në Shkodër dhe shënuar tre viktima në tiranë.
Në Shkodër policia dhe Prokuroria mundi të zbardhë në më pak se 72 orë autorët dhe pistën e krimit. Ndërsa krimi u rikthye sërish me një tjetër atentat. Mbrëmjen e 12 Janar 2025 plumbat i morën jetën biznesmenit të mobiljeve Bujar Nasufi.

56-vjeçari me origjinë nga Berati por banues në lagjen Irfan Tomini në Tiranë u ekzekutua pak para se të futej në banesë. E vetmja provë që mund të cojë hetuesit tek autori apo autorët e këtij krimi janë gëzhojat dhe skeleti i motorit të gjetur në kodrat e sharrës në perfieri të Tiranës.
Nasufi i njohur edhe si biznesmen në fushën e mobilerisë prej disa kohësh aktivitetin e tij tregtarë e kishte kaluar në pezullim pranë qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit. 

Pa u mbushur 24 orë nga atentati në Tiranë. Plumbat do të merrnin një tjetër jetë. Kristjan Marku do të ekzekutohej teksa udhëtonte me mjetin e tij në autostradën Fier- Vlorë. Marku 30 vjeç u vra në afërsi të Novoselës, ndërsa prania e tij në këtë zonë sipas hetuesve dyshohet të jetë një nxjerrje në pritë pasi ai është me origjinë nga qyteti Rubikut.

Kush ishte Kristian Marku?

Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, të ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
Si pistë e hetimeve policia e Vlorës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme dhe atë te Lezhës po ndjekin hakmarrjen dhe përplasjet mes rivalëve në Rrëshen ku Marku e fisi Reçi kanë mes tyre një rivalitet që ka prodhuar disa viktima e ngjarje kriminale.

Vrasja e Markut do të pasohej nga një tjetër krim. Këtë herë sërish në Tiranë në lagjen Zall Bastar. 81-vjeçari Xhemal Meta do të gjendej i pajetë në banesën e tij. Dëmtimet në trup dhe shenjat e dhunës bindën hetuesit për një krim. Autor i këtij krimi u dyshua e më pas arrestua Isuf Hasa. Motiv i krimit ishin marrja e parave që mbante në banesë 81-vjeçari Meta.

Kur ka mbetur edhe një javë nga largimi i muajit të parë të 2025, krimet ndaj personit me qëllim marrjen e jetës nuk kanë të ndalur. Mëngjesi i 24 Janar 2025 do të sillte njoftimin në sallën operative të policisë tiranë se në lagjen Zall Mner pranë Kamzës, një person i pajetë ndodhet në makinë.

Hetuesit mbërritën në vendngjarje dhe dyshimet e para janë ekzekutimi për shkak të hasmërisë së 48-vjeçarit Lulzim Visha me profesion postier.  Teksa vetë i ndjeri Lulzim Visha nuk rezulton të jetë përfshirë në krime ndaj personit, në vitin e mbrapsht 1997 vëllai i tij Besim Visha që shihni në këto foto është arrestuar për vrasje. Ai ekzekutoi pranë Universitetit të Bujqësisë në Tiranë shtetasin Refik Domi.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy