
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm 59-vjeçarin Tefik Tashi, i cili ekzekutoi me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij.
Ai u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi më 17 maj 2023 në fshatin Kusarth, vrau motrën e bashkëshortes së tij Alma Qevani, 44 vjeçe.

Tashi jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes dhe konflikti dyshohet se ka nisur për shkak se viktima e ka quajtur kunatin “kollovar”.
59-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak.



