Plagosje me thikë për motive pronësie në Kamëz, 32-vjeçari në kërkim nga policia

Plagosje me thikë për motive pronësie në Kamëz, 32-vjeçari në kërkim nga policia

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin F. N., 32 vjeç, i dyshuar për plagosjen me thikë të një 29-vjeçari, pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamëz, ku specialistët për hetimin e krimeve bëjnë me dije se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy