
Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në një takim të përbashkët diskutuan sot vazhdimësinë e strategjisë për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në vend.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Arben Kingji dhe drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, Haki Çako panë sot në sallën e Shtabit të Përgjithshëm të FA mënyrat se si realizohet koordinimi dhe mbështetja e forcave për nevojat e emergjencave civile.
Vëngu u shpreh se, tha se nga 40 vatra zjarri të identifikuara në rang vendi, 30 prej tyre janë shuar dhe 30 të tjera janë aktive.
E vërteta është që kemi pasur një javë të vështirë, por vetëm për vendin por për mbarë rajonin dhe dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh të vatrave të zjarreve. 40 vatra të identifikuara në rang vendi, sikundër kemi pasur gjithashtu dhe reagimin më të madh dhe gatishmërinë më të madhe pasi kemi arritur të shuajmë 30 prej tyre, ndërkohë që mbetet ende 30 aktive dhe përpjekjet vijojnë për shuarjen në orët në vijim.
Edhe falë mbështetjes së dy avionëve të ardhur nga forcat ajrore rumune brenda Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane. Sigurisht tani koha është për reagim të shpejtë. Kemi përparësi mbrojtjen e jetëve të qytetarëve, mbrojtjen e pronave të tyre.
Ministri tha se në ditët në vijim do të bëhet një analizë e detajuar e dëmeve nga zjarret.
Do të vijë momenti që do të bëjmë një analizë të dëmeve. Do të vijë momenti që do të bëjmë një analizë të gjithë mekanizmit dhe kapaciteteve reaguese.
Kemi synim që me mbarimin e gjithë këtij sezoni të vështirë me zjarret në mbarë rajonin të bëjmë një analizë të hollësishme dhe të nxjerrim konkluzione sa i përket shpërblimeve të dëmeve ndaj qytetarëve. Të nxjerrim konkluzione dhe udhëzime përsa i përket gatishmërisë të gjitha bashkive, të cilat sipas ligjit dhe standardeve duhet të jenë në vijë të parë të reagimit të emergjencave civile. Sikundër duhet të përforcojmë gjithashtu dhe kapacitetet reaguese te forcave të armatosura të cilat vijnë të përforcojnë ato bashki, ato ekipe vendore që nuk kanë kapacitetet e nevojshme.
Trupat e Forcave të Armatosura dhe forcat e institucioneve vendore vijojnë përpjekjet në terren, të ndihmuar nga mjetet nga ajri.



