Aksident në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, plagosen 3 persona

Aksident në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, plagosen 3 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj. 

 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa greke ka tentuar të parakalojë një mjet me targa italiane. 

 

Si pasojë e manovrës së gabuar, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 

 

Tre personat që udhëtonin në automjetin me targa italiane, dy bashkëshortë dhe djali i tyre i rritur janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy autoambulanca. 

 

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po disiplinon edhe qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy