Shkaktoi zjarr masiv pasi dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore/ Arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

Shkaktoi zjarr masiv pasi dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore/ Arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi shkaktoi një zjarr masiv në një tokë të marrë me qira, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonën mes fshatrave Kodër dhe Lekël. Si pasojë e zjarrit, u dogjën 5 stane, 3 krerë bagëti, pemë frutore dhe sipërfaqe pyjore.
I dyshuari, me inicialet E. M., banues në fshatin Kodër, u identifikua dhe arrestua menjëherë pas ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër dhe shërbimet zjarrfikëse.
Zjarri, që dyshohet se u ndez në një tokë të marrë me qira nga 40-vjeçari, mori përmasa të mëdha dhe dëmtoi rëndë mjedisin pyjor, duke u përhapur me shpejtësi në një zonë të pyllëzuar dhe me bagëti.

Prej mëngjesit të djeshëm, perimetri i përfshirë nga flakët është në monitorim të vazhdueshëm nga policia, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës, ndërkohë që 40-vjeçari do të përballet me akuzën për “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy