Aksidenti tragjik në Durrës/ Dervishi: Jemi në dorë të Zotit sa i takon qarkullimit (VIDEO)

Aksidenti tragjik në Durrës/ Dervishi: Jemi në dorë të Zotit sa i takon qarkullimit (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi, për aksidentin tragjik në Durrës, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri teksa luanin në trotuar, deklaroi se përgjegjësia është e policisë dhe bashkisë.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai u shpreh se policia rrugore e sheh vendin e punës si fabrikë për të nxjerrë fitim dhe nuk bën punën.

 

Sipas tij, ne si popull jemi në dorë të Zotit, sa i takon qarkullimit. 

 

Kemi policinë e trendit dhe qarkullimit rrugor që nuk ka bërë punën e vetë, përgjegjësi e policisë dhe së dyti mungesa e hapësirave publike, që është përgjegjësi e bashkisë Durrës. Shefi i qarkullimit rrugor që shkon atje, shkon me mik, e ka blerë vendin. E sheh si fabrikë që duhet të nxjerrë fitim, të bëhet i pasur dhe vendos në të gjitha pikat e qarkullimit rrugor, më të korruptuarit, ata që i binden formulës.

 

500 mijë lekë do mi japësh mua çdo muaj, nëse nuk mi jep mua, do vë një tjetër. Kjo është ajo që ndodh se nuk e kanë mendjen te edukimi, e kanë mendjen të vjedhin qytetarët. Ne jemi popull në dorë të Zotit, sa i takon qarkullimit. Bëhen gara, majtas djathtas dhe ti nuk di nga të vesh, nuk ke si ti hapësh krahun. I ke rrugët tona plot me makina me fenelina si të policisë, që nuk kanë të dejtë t’i mbajnë. 

 

Si ka mundësi që ky shtet i lejon makinat me xhama të zinj të qarkullojnë. Kodi Penal nuk ka probleme, probleme ka mënyra si zbatohet. Policia ka marrë sinjalizime për problematikat që shkaktari i aksidentit kishte. Kemi një person problematik, problemi është pse e lamë këtë person të na vriste. Policia duhet të merrte të dhënat dhe t’ia çonte policëve të qarkullimi. 

 

Është turp se shoferët më të saktë sot, janë shoferët që kanë marrë patentën në kohën e komunizmit. Duhen kontrolluar personazhet problematikë dhe rrugët e Shqipërisë. 

 

Policia Rrugore nuk duhet të ketë si qëllimin e parë ndëshkimin, por edukimin, që t’i tregosh se çfarë rrezikon ai. Ti tregosh që po ta fus në sistem targën dhe se po të ndodhi më t’i nuk e merr patentën, për 1, 2 vjet apo nuk e merr më fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy