Krim në familje në Kosovë/ Burri vret gruan në sy të fëmijëve

Krim në familje në Kosovë/ Burri vret gruan në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja raportohet nga mediat kosovare se ka ndodhur në fshatin Llaushë, ku shtetasi S. Q., ka qëlluar me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij. Viktima është L.Q., 48 vjeç, nënë e 3 fëmijëve.

Sipas policisë, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në çift, në prani të 2 prej fëmijëve. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash. “Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës. Pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. Kemi parë pellgun e gjakut në sallon, në dhomën e ditës. Aty gjetëm dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, janë shprehur zyrtarë të Policisë në vendin e ngjarjes.

Është duke u hetuar për motivet e krimit. Autori është arrestuar nga policia, por ende nuk ka dhënë dëshminë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy