Diella ministre vetëm 9 muaj/ Mosha e qeverisë 45-55 vjeç

Diella ministre vetëm 9 muaj/ Mosha e qeverisë 45-55 vjeç

Teksa mosha mesatare e qeverisë Rama 4 është mes 45-55 vjeç. Aty nuk mungon edhe një foshnje. Më e reja ministre ende bebe me moshë është Diella, e cila sipas datëlindjes zyrtare 19 janar 2025, rezulton se ministre u bë 9 muajshe.

 

E teksa më 18 shtator Diella doli për herë të parë si ministre me foto e pamje, datëlinjda e saj zyrtare është 19 janar 2025. Kabineti Rama 4 ka relativisht një moshë mesatare 45-55 vjeç, ka ministra qe janë edhe nën 40 vjeç. Por Diella është ende 9 muajshe.

 

Nga janari deri në shtator ajo s’ka mbushur 1 vjeç por se ka penguar aspak të jetë një super ministër që ka trazuar jo vetëm rrjetin por politikën e sipas Opozitës ka shkelur edhe kushtetutën.

 

Kushtetua shqiptare në neni 103 të sak, ka një përcaktim të qartë për emërimin e një ministër. 

 

Ajo thotë se “1.Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet. 2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse. 3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit”.

 

Ja se si përshkruhet Diella në faqen zyrtare të Kryeministrit, e Renditur e treta pas zv.Kryeministres Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama.

 

“Diella si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale përfaqëson një hap të guximshëm të Shqipërisë drejt institucionalizimit të teknologjive të avancuara, duke e vendosur vendin në pararojë të inovacionit në rajon dhe më gjerë. Diella ka në misionin e saj rritjen e aksesueshmërisë së shërbimeve publike për qytetarët, digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe proceseve shtetërore si dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në sektorët më të rëndësishëm të vendit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy