Policia e Stambollit ka arrestuar Liridon Rexhepin, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e identifikoi si kreun e rrjetit financiar të Mossad në Turqi. Lajmin e bën të ditur agjencia turje e lajmeve, Anadoly Agency.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi. Gjithashtu u zbulua se, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, Rexhepi ka kryer përgjim me dron dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin informacione mbi Sirinë.

Aktivitetet e Rexhepit, duke përfshirë edhe transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.

Hetimi përcaktoi se ai transferoi shuma të konsiderueshme parash përmes Western Union tek agjentët në terren në Turqi. Aktivitetet e tij ishin gjurmuar që nga hyrja e tij në vend më 25 gusht.

Rexhepi, i cili u ndalua më 30 gusht nga MIT dhe Policia e Stambollit, pranoi se kishte transferuar para.

Operacionet e MIT zbuluan se Mossad financoi agjentët e saj në terren në Turqi përmes vendeve të Evropës Lindore, kryesisht në Kosovë.

Hetimi tregoi se fondet nga Kosova u transferuan në burime në Siri përmes Ëestern Union dhe kriptomonedhës.