
Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar si pasojë e një konflikti të çastit në lagjen “8 shkurti” në Fier.
Adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë “blutë” po punojnë për kapjen e autorit.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.



