Ambientet e brendshme të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë janë përfshirë nga tensionet mesditën e sotme, pasi pati ndërhyrje te forcave të rendit brenda fakultetit.
Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja ka ardhur pas një telefonate nga administratori i universitetit në Sallën Operative rreth orës 11:51.
Policia deklaron se është njoftuar për praninë e një grupi prej 30–40 personash të moshave të ndryshme, të cilët sipas tyre po pengonin zhvillimin normal të mësimit në katin e parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (Teknike).
Pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje për të normalizuar situatën, duke nxjerrë jashtë personat që bënin thirrje për ndërprerje të leksioneve.



