Rrezikuan të fundoseshin në det pasi Jet Ski pësoi defekt, policia shpëton dy turistët

Rrezikuan të fundoseshin në det pasi Jet Ski pësoi defekt, policia shpëton dy turistët

Dy turistë janë shpëtuar në Durrës, pasi një Jet Ski me të cilin po lundronin në det kishte pësuar defekt dhe rrezikonin të mbyteshin. Dy turistët janë nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasditen e djeshme, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, dy shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut. Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy