Nazarko: 27 gëzhoja drejt Top Channel, konflikt dhe llogari të pambaruara. Ishte paralajmërim

Nazarko: 27 gëzhoja drejt Top Channel, konflikt dhe llogari të pambaruara. Ishte paralajmërim

Analisti Shpëtim Nazarko, për të shtënat me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel, gjatë të cilave mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, thotë se duhen pritur konkluzionet dhe se duhen parë variablat.

Nga studio e MCN Live ai deklaroi 27 gëzhoja të derdhura, do të thotë se inati ose problemi është shumë i thellë dhe se nga ana tjetër do të thotë se ka qenë diçka më shumë se sa inat çasti.

Sipas tij, duhet të jetë një histori që është bluar gjatë dhe është konkretizuar në mënyrë barbare.

Me siguri ka qenë problem i gjatë dhe policia apo përgjegjësi i zonës, mbartin një përgjegjësi të caktuar lidhur me ecurinë e ngjarjes.

27 plumba ose është një llogari e gjatë që s’ka mbaruar dhe konkretizohet në mënyrë të egër, ose është një histori çasti. Unë anoj nga varianti i parë.

Është një llogari e pambaruar që ka një origjinë të gjatë. Në rast do e quanim akt hakmarrje, që nëse nuk bën këtë nuk paguan për drogën, përgjegjësinë nisur nga mosha e mban një pjesëtar i shtëpisë.

Nëse hakmerren në këtë lloj mënyre kemi të bëjmë me ato ngjarje që mbajnë konflikt dhe llogari të pambaruara. Fakti që janë 3 veta...

Nëse është qëlluar në mënyrë të pacaktuar, është një lloj kërcënimi dhe gabimisht ka mbetur viktimë. Mund të jetë televizioni që ka prishur interesa të caktuara dhe ka pozuar gjëra të caktuara.

Asnjë lloj kapaciteti nuk ka Shqipëria të parandalojë këto gjëra. Se episode të veçanta ndodhin dhe në vende të caktuara. Por shoqëria jonë nuk dihet nga ta kapësh.

Ne kemi një zbrazje inati ndaj gjithë godinës së televizionit dhe ai ditëziu ka mbetur viktimë.

Nuk është ndonjë gjë më shumë se rastet e tjera, është një kërcënim ndaj televizionit.

Ata që duan të qërojnë hesapet me drejtues të caktuar mund ta bëjnë, ka qenë një lloj paralajmërimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy