
Thuajse 3 mijë hektarë sipërfaqe është nën ujë në Shkodër, duke bërë që banesat të izolohen. Në njësinë Administrative Dajç rezultojnë të përmbytura mbi 940 ha tokë, duke dëmtuar të mbjella e banorëve, teksa është rritur dhe niveli I ujit. Raportohet për prezencë uji në disa banesa, ndërsa banorët, sipas bashkisë së Shkdorës, kanë vështirësi furnizimi me ujë të pijshëm dhe ushqime.
Situata mbetet e vështirë në njësinë Ana e Malit, ku niveli i ujit është rritur edhe 30 centimetra si pasojë e reshjeve të rëna. MBi 1200 hektarë tokë janë dhe rreth 10 shtëpi janë përmbytur. Kalimi në Oboto vijon të bëhet vetëm me varka, ndërsa në disa zona të tjera në Muriqan, kryhet me mjete të larta. Në Velipojë janë dëmtuar të mbjellat në rreth 100 hektarë tokë të përmbytur tashmë, po kështu në njësinë rrethina dhe bërdicë ku rezuiltojnë mbi 600 hektarë nën ujë dhe dhjetra shtëpi të izoluara krejtësisht.
Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë shkaktuar vështirësi edhe në disa lagje problematike në Shkodër, ndërsa prurjet në lumenj dhe përrenj janë rritur ndjeshëm. Por reshjet kanë krijuar vështirësi edhe në Duyrrës. Kanë mjatuar pak minuta që qyteti të paralizohej si pasojë e nivelit të uji në rrugë që arrinte deri në 30 centmetra. Situata ka vijuar për disa orë, duke krijuar vështirësi për kalimin e makinave dhe kryesisht këmbësorëve, një gjendje e përsëritur sa herë ka reshje të vazhdueshme apo të dendura në qytetin bregdetar.



